Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shpesh gjykohet për kilet e tepërta që ka, por për të gjithë ata që e kritikojnë Bebe ka treguar së fundmi se nuk po mund të dobësohet pasi vuan nga sindroma e vezores policistike. Gjatë një paraqitjeje në emisionin SiriusXM të Gayle King, këngëtarja 33-vjeçare foli për sëmundjen e saj, një çekuilibrim hormonal që prek 1 në 10 gra në moshë riprodhuese dhe që mund të shkaktojë infertilitet si rezultat i ç’rregullimeve hormonale për shkak të rritjes së vlerave të insulinës. E pyetur lidhur me operacionet kirurgjikale se pse nuk bën një të tillë për tu dobësuar, Bebe tha se “kam frikë se vdes”.