Dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, janë goditur brenda 24 orëve të fundit në Sarandë ku u organizuan operacionet “Strike 11” dhe “Strike 12”. Gjatë operacionit të zhvilluar në Sarandë, u arrestua 35 vjeçari A.S pasi iu gjetën doza kanabisi që dyshohet se i shiste në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës. 35 vjeçari rezulton të ketë precedent penalë të mëparshëm në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.