Kaja Kallas qëndron nesër në Kosovë, në kuadrin e një turi në Ballkanin Perëndimor që e con shefen e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut. “Në Kosovë, Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, theksohet në njoftimin e BE-së.