Trupi i pajetë i një gruaje që pluskonte në ujërat e liqenit të Pogradecit ka tronditur këtë mëngjes kalimtarët në atë zonë, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur në vendngjarje blutë e qytetit bregliqenor bënë rrethuan perimetrin e sigurisë dhe nisën hetimet për rastin.