Katër pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë, për shkak të protestave nga sindikatat greke. Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.