Nga Podgorica ku nisi turin e saj ballkanik, shefja e diplomacisë së Bashkimi Europian, Kaja Kallas deklaroi se blloku është duke analizuar gabimet e bëra gjatë procesit të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Brukseli. Qëllimi i kësaj nisme, nga sa shpjegoi ajo, është që të injektohet energji e re në procesin e ngecur të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.