Top Channel/ Kafja Salianji-Alimehmeti/ “Takimet private s’dëgjohen”, Berisha: Ilirit i thashë…
06/12/2025 14:06

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit. Ai tha se takimet private nuk dëgjohen, ndërsa zbuloi se kishte pritur në zyrë Alihemetin dhe çfarë i kishte thënë. “Asnjë takim privat nuk më impresionon, absolutisht. Takimet private nuk dëgjohen. Ndërkohë do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, kjo është detyra ime. Ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Ata që zgjedhin private, bënë zgjedhjen e tyre. Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor. Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë. Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD. Me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private. Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar. Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju. Ne kemi një statut, kemi një vullnet. Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR. Atë nuk e bëja kurrë unë. Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur. Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni. Por jo këtë, merr raportin. Ajo do ishte një tradhti ndaj demokratëve në qoftë se unë bëja atë që pretendohet. Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD. Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim.”, theksoi Berisha.

Top Channel/ Polemika për reformën administrative, PS dhe PD me qëndrime të kundërta
11/03 19:54
Top Channel/ Rama shpërthen ndaj Kushtetueses pas vendimit për Tik Tok
11/03 19:52
Top Channel/ Opozita mobilizohet për protestën e nesërme, teksa Kuvendi voton për Ballukun
11/03 15:27
Top Channel/ Veliaj pret vendimin më 20 maj, Kushtetuesja shqyrton kërkesën për masës së arrestit
11/03 15:22
Top Channel/ Qeveria monitoron çmimin e naftës, Ibrahimaj: Jo ndërhyrje me bord
11/03 15:08
Top Channel/ Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore
11/03 14:50
Top Channel/ “Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita…
11/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, të gjitha vendimet që u morën sot
11/03 14:16
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb
11/03 14:04
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Integrimi në BE është ëndrra e çdo shqiptari
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha: Rama ka vendosur t’i…
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, Karakaci tregon vendimet që u morën: U shpronësuan…
11/03 14:01
Top Channel/ Ligji për baset sportive/ Malaj: Shpejt do nxjerrim të gjitha aktet e nevojshme
11/03 13:52
Top Channel/ Kumbaro: Do pajisim mësuesit e gjimnazeve me laptopë, hapim në Korçë Liceun francez
11/03 13:50
Top Channel/ ‘Do marrim vendimet e duhura’, Ibrahimaj: Krizat arrijmë ti përballojmë dhe…
11/03 13:42
Top Channel/ Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në rajon, Ibrahimaj sqaron: Nëse karburanti….
11/03 13:41
Top Channel/ Mbledhja e Qeverisë, Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e bursës për karburantet
11/03 13:41
Top Channel/ “Kujdes me debatet në PS”/ Rama mbledh kryesinë, më 21 mars mblidhet Asambleja
11/03 12:16
Top Channel/Mbledhja e Kryesisë,Klosi:Në qershor zgjedhje në parti, struktura të PS edhe në diasporë
11/03 11:15
Top Channel/ Mesazhe nga Bundestagu/ Peter Beyer: Reforma në drejtësi mbetet sfidë për integrimin
10/03 15:23
DIGITALB DIGITALB