Ky është Alban Çakalli, nga fshati Mamurras, i Kurbinit, në 4 dynym sera ka mbjellë kultura të ndryshme bujqësore duke filluar nga qepët e deri tek fruti i pasionit. Ai thotë se nga shitja e tyre nuk ka fituar aq para sa të blej plehrat kimike që kushtojnë shumë. Për të shpëtuar të mbjellat në sera Albani në vend të dapit, ures dhe superfosfatit tokën e plehëron me miellin e kafës.