Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpalosi ambicien që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Kjo u deklarua prej Drejtoreshës së përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e kadastrës në këtë fazë transformimi.