Për të 5 vite radhazi u zhvillua me sukses në Krutje“Kabaja e Muzeqare” duke rikthyer në vëmendje një prej trashëgimive më të pasura të zonës së Myzeqesë. Ky organizim mblodhi banorë, artistë lokalë dhe dashamirës të traditës, të cilët shijuan muzikën popullore karakteristike, veshjet tradicionale dhe vallet që përfaqësojnë identitetin kulturor të kësaj zone.