Bizneset po vuajnë për punëtorë. Në dyqanet, baret dhe restorantet e ndryshme të kryeqytetit shikohen të afishuara tabelat që kërkojnë punëtorë të pakualifikuar. Gati 1 në 6 prej tyre i ka këto tabela. Për ekspertët e punësimit bizneset kanë vetëm një alternativë për të zgjidhur këtë problem thelbësor.