Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve mbi tunelin e Kalimashit duke thënë se ka qenë një natë e vështirë, por flakët janë vënë nën kontroll. Po punohet për 3-4 vatra mbi tunel, ndërsa thekson se zonat e banuara nuk janë në rrezik. Çako tha se po punojnë me të gjitha forcat, të cilat i falenderoi për sakrificën dhe për punën me orë të zgjatur e pa pushim.