Djali që shihni në foto është Egnald Çela, maturant në gjimnazin “Qemal Stafa”, por që ka shkëlqyer në të katër provimet e Maturës Shtetërore, duke u vlerësuar me notën 10.00. Egnaldi është maturanti i vetëm që mori rezultatet më të larta në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore këtë vit. Të rinj si Egnaldi janë padyshim shembuj frymëzimi jo vetëm për bashkëmoshatarët e tij.