Gjatë raportimit në Komisonerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar punësimin e socialistëve në administratë. Korreshi duke iu drejtuar Pranvera Strakoshës, ka pyetur nëse ka ndonjë nëpunës civil pa teserën e PS. Më tej, demokrati u ka thënë deputetëve të mazhorancës se këtë pyetje duhet ta bënin ata.