Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën malore pranë Qafës së Skërficës, mbi pjesën e tunelit të rrugës nacionale Kardhiq–Delvinë. Zjarri ndodhet aktualisht në lartësitë e maleve dhe fshati më i afërt, Fushbardha, nuk paraqitet ende i rrezikuar, pasi flakët janë ende larg zonave të banuara.