Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kërcënoi Iranin që të pranojë marrëveshje brenda 48 orësh, pasi në të kundërt, “e pret ferri”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkoi që Teherani të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. “Mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron. 48 orë para se i gjithë ferri të bjerë mbi ta”