Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi që nga mesnata ka bërë të ditur Zyra e Kosovës në Serbi. Pamjet e shpërndara tregojnë autobusët me targa të Kosovës në resht të cilat, ndodhen jashtë kufirit të Serbisë dhe nuk i lejojnë të lëvizin. Sipas një qytetari të Kosovës, kanë 12 orë që presin dhe brenda autobusëve ka fëmijë e familjarë, të cilët kërkojnë ndihmë, pasi nuk po e përballojnë dot këtë lodhje.