Që nga ora 16:00 e katër janarit të vitit 1999, nga Malet e Berishës, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi transmetimin radio Kosova e Lirë. Ka qenë zë shprese, zë lirie, zë kushtrimi për të iu bashkangjitur djemve dhe vajzave tonë. Çdo ditë, që nga ajo kohë, gazetarët e "Kosovës së Lirë", përgatisnin edicionin e lajmeve në shtëpinë e Asllan Berishës, në fshatin Berishë të Malishevës.