Top Channel/ Joshka Fischer: Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, edhe për gratë!
09/06/2025 15:52

Mes frikës në rritje nga një përplasje ushtarake mes NATO-s e Rusisë, ish ministri i jashtmë gjerman, Joschka Fischer ka dalë me një propozim befasues: Ish kreu i famshëm i diplomacisë gjermane është shprehur në favor të kthimit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, e madje kërkon edhe angazhimin e grave në ushtri. Fischer tha për revistën "Der Spiegel" se numri i trupave të ushtrisë gjermane është i ulët. Ai shkoi edhe më tej, duke pohuar se do të ishte dhe vetë i gatshëm të luftonte, nëse do të ishte e nevojshme, për të mbrojtur lirinë e tij. Kjo gjë, sipas ish-zëvendëskancelarit të Gjermanisë, vlen edhe për gratë: "Ose kemi barazi ose jo", tha ai. Në një “mea culpa” publike, ai pranoi se, nga perspektiva e sotme, qëndrimi i tij i mëparshëm kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak kishte qenë gabim. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius është shprehur më herët se një kthim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak mund të jetë i mundur në kushte të caktuara. Deri tani, qeveria planifikon të prezantojë një model të bazuar fillimisht në angazhim vullnetar. Debati është intensifikuar nga vendimet e NATO-s mbi objektivat e reja të aftësive për shtetet anëtare. Javën e kaluar, aleanca miratoi programin më të madh të riarmatimit që nga Lufta e Ftohtë. Për Gjermaninë, kjo do të thotë deri në 60.000 ushtarë shtesë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58