Boris Johnson bëhet sot i pari lider i huaj që i drejtohet parlamentit në Kiev që prej nisjes së luftës në 24 shkurt, ku pritet të njoftojë një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Përmes një lidhjeje video, kreu i ekzekutiviti britanik pritet të lavdërojë forcat ukrainase për rezistencën e tyre, e të pohojë se janë ndarë edhe 376 milionë dollarë të tjerë për Kievin.