Qeveria e Kosovës gaboi që veproi në veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara, por edhe Perëndimi, sipas ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker, nuk është krejtësisht i larë në këtë mes. Ndërkombëtarët nuk duhet t`i neglizojnë prirjet nacionaliste që po ndjek Serbia në rajon tha për VOA-n Volker, një ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane.