Për tetë javët e ardhshme, Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtunave të mbahet mësim për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës. Në mesin e shumë kundërshtimeve një pjesë e shkollave vijuan me procesin mësimor, ndonëse të mangët. Në ndërrimin e paradites në shkollën “Naim Frashëri” janë 400 nxënës që ndjekin procesin mësimor, megjithatë këtë të shtunë vetëm 90 prej tyre kanë ardhur në shkollë.