Republika e Shqipërisë ka ligj për Regjistrin Kombëtar për Abuzuesit Seksualë dhe Pedofilët. Në një zhvillim të fundit Kuvendi miratoi më 75 vota pro disa ndryshime në Ligjin për Arsimin Parauniversitar e një ndër to është moslejimi i punësimit nëpër institucionet arsimore, pra kudo ku ka fëmijë i personave të dënuar për vepra penale ndaj të miturve, pavarësisht rehabilitimit të tyre.