Top Channel/ Jo më “xhandar” i botes: Biden i bën “dalje” Amerikës nga roli global!
05/09/2021 09:21

“Amerika është kthyer”, trumpetonte me të madhe Joe Biden, por largimi kaotik nga Afganistani tregoi se gjërat nuk janë si më parë për superfuqinë e botës, thonë analistët. Përtej traumës së evakuimeve nga Kabuli, Biden po dëshmon një tërheqje edhe më të madhe: atë të përdorimit të burimeve të bollshme ushtarake amerikane me qëllimin të imponohet rendi dhe vlerat e SHBA-së anekënd planetit