Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar policinë rrugore për punën e tyre, sidomos gjatë ditëve me temperaturat përvëluese. Teksa ka mbledhur efektivët e policisë rrugore, ministri Balla tha se duhet ta konsiderojnë atë si mik, teksa kërkoi më shumë siguri në rrugë dhe rritjen e intesitetit të kontrollit.