“E kuptova që do të isha ‘xhuxhe’ kur isha në klasën e gjashtë”, shprehet Liljana Xhaxho nga fshati Nartë. Ajo nuk do zgjatej më dhe gjatësia trupore do të shkonte vetëm 82 centimetra. E lindur nga prindër normalë dhe e rritur mes vëllezër e motrash po normale, Liljana do të ndihej e bullizuar nga bashkëmoshatarët në fëmijërinë e saj.