Top Channel/ “Jeta në tokë do të zhduket”, Elon Musk tregon planet për zhvendosjen në Mars
24/03/2025 20:40

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars. Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southwest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim. Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë. Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar. “Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishme në Tokë. Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa“, tha Musk. Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin. “Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit“, shtoi Musk. Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion. Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë. Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031. Megjithatë, Musk e ka pranuar se jeta në Mars do të jetë një sfidë e madhe. Pa oksigjen, temperatura ekstreme dhe rrezatim të dëmshëm, ai e ka cilësuar atë si një “kurth vdekjeprurës”. “Është një udhëtim i gjatë dhe mund të mos kthehesh gjallë”, tha ai duke pranuar vështirësitë e këtij plani të ambicioz.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04