Top Channel/ Jeta mes raketave! Ish-deputetja tregon sulmet në Dubai: E vështirë për fëmijët
03/03/2026 19:42

Sulmet e deritanishme të Iranit, mbi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shënuar 68 persona të plagosur dhe 3 humbje jete. Ish deputetja socialiste Esmeralda Shkjau, prej tetë vitesh jeton në Dubai e angazhuar në disa projekte në fushën e teknologjisë. Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht tregon situatën e 48 orëve të fundit atje. Esmeralda Shkjau: “Fëmijët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, po zhvillojnë mësimin në distancë. Të gjitha qendrat tregtare, të gjitha restorantet, korrierët çdo gjë është normale. Ka patur shumë goditje të përqendruara më së shumti në Emiratet e Bashkuara. Nga ana emocionale natyrisht ne si banues në këtë vend patjetër që jemi ndikuar, patjetër që nuk është e lehtë ti shpjegosh fëmijës tënd se çfarë po ndodh.” Për situatën e papritur të atjeshme Esmeralda Shkjau jep këtë koment. Esmeralda Shkjau: “Të gjithë jemi dëshmitar të sulmeve pasi kemi dëgjuar zhurmat shumë të mëdha dhe shumë shqetësuese por kanë mbetur aty si zhurma pasi falë Zotit nuk ka pasur dëme në zonat rezidenciale. Pra kemi parë fragmente të interceptimit ose neutralizimit të raketave ku i kemi parë si re të vogla në qiell por kaq”. Esmeralda Shkjau tregon edhe përditësimet më të fundit të qeverisë atje për qytetarët në një kohë kur deri më tani kanë neutralizuar 148 dronë, 9 raketa balistike dhe 6 të tjera cruise të telekomanduara lëshuar nga Irani. Esmeralda Shkjau: “Ka patur komunikime sidomos nga shkëlqesia e saj ministria Rimel Hashimi. Është thënë disa herë për ulje tensioni i cili është hapi i parë dhe i preferuar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara”. Ndërsa për rinisjen e fluturimeve prej aeroportit të Dubait zonja Shkau tregon. Esmeralda Shkjau:” Kanë filluar 80 fluturime dhe janë për tu imbarkuar mbi 27.000 udhëtar. Inshalla falë Zotit është edhe një muaj i bekuar siç është muaji Ramazanit dhe besoj do të sjellë paqe dhe mbi të gjitha pjekuri sepse momentin që humbasim qetësinë dhe momentin që na kap paniku atëherë bëjmë edhe lëvizje të gabuara”.

Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31
Top Channel/ Përkujtimorja e katër martirëve në Shkodër, demokrati heq lulet e vendosura nga Beci
02/04 13:07
Top Channel/ Detaje nga ngjarja në Korçë, i moshuari i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh
02/04 13:02
Top Channel/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
02/04 13:01
Top News- Sulme iraniane në Shqipëri!/ Ambasada e SHBA- Po punojmë për të ulur rrezikun
02/04 12:48
Top Channel/ Autizmi kërkon vëmendje, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje
02/04 12:26
Top Channel/ Bora dëmtoi fermerët, ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim
02/04 12:25
Top Channel/ Shpërthim për të shmangur incidente, xhenierët hedhin në erë shkëmbin në Torovicë
02/04 12:24
Top Channel/ Studio e tatuazheve e mbushur me armë e municion, në pranga 44-vjeçari në Durrës
02/04 12:22
Top Channel/ Durrës, pushimet janë shtrenjtuar, rritja e karburantit po ndjehet nga turistët
02/04 12:21
Top News -Arrestohet në Fresk pas 2 muajsh arrati/Pranga shkodranit, tentoi të vriste një 21-vjeçar
02/04 12:13
Top News – Irani do të sulmojë Shqipërinë? Paralajmërimi amerikan, Lamallari: Asgjë konkrete!
02/04 12:06