Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski zhvilloi këtë të diel vizitën e tij të parë në Pustec, bashkia më e vogël e qarkut të Korcës e përbërë nga 9 fshatra të banuara me shumicë dërrmuese nga pakica maqedonase. Mickovski mori pjesë në festivalin folklorik të grupeve maqedonase të rajonit, ndërsa fjalimin e tij me banorërt e përqendroi në ruajtjen e identitetit kombëtar. “Kohët e fundit jemi dëshmitarë të përpjekjeve për të na fshirë, për të na bërë ‘modernë’ me zor. Por përkatësia nuk fshihet. Rrënjët mbeten. Dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur jo me fjalë boshe, por me projekte konkrete.”-tha Mickoski.