Top Channel/ “Jemi trefish më të shpejtë” Kurti mbyll fushatën elektorale: 1 miliard euro investime
27/12/2025 21:35

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale, teksa u bë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të votojnë për numrin 116. Kandidati për kryeministër Albin Kurti përmendi arritjet nën qeverisjen e tij të deritanishme duke thënë se ekonomia shënoi rritje nga 7 në 11 miliardë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 12 miliardë euro. Ai theksoi se qeveria aktuale ka rritur ekonominë me rreth 1 miliard euro çdo vit, tri herë më shpejt se qeveritë e kaluara, ndërsa punësimi është rritur pesë herë më shpejt. “Ata para neve, në vitin 2018, kurrfarë krize nuk ka pasur. Rritja ekonomike më pak se 4 për qind në 3.7 për qind, ndërsa në vitin 2012 vetëm për shkak të krizës iu pat rënë rritja ekonomike në 1.7 për qind, e merreni me mend ne e kemi gjetur ekonominë e Kosovës me 7 miliardë, sivjet është 11 miliardë e vitin e ardhshëm 12 miliardë. Për çdo vit e kemi rritur ekonominë nga një miliard. Atyre para neve u janë dashur tri vjet për një miliard kur vjen puna te rritja ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kur vjen puna te punësimi jemi pesëfish më shumë më të shpejtë se ata. Kjo rritje e punësimit ka qenë 85 mijë gjithsej apo 24% më i lartë se në vitin 2021”, tha Kurti. “Në mandatin e ardhshëm do t’i ndajmë një miliard euro për prodhimtarinë, shteti do të jetë garanci hipotekë për investimet, të cilat do t’i bëjnë qytetarët e Republikës, qasja jonë është shumë e thjeshtë, kush punon fiton, kush fiton investon, kush investon punëson dhe kush punëson fiton edhe më shumë, prandaj një miliard euro për prodhimtarinë. Një miliard euro garanci për kredi në banka kurrë më ndërmarrësit e Kosovës nuk do të kenë nevojë që në bankat e Kosovës ta lënë hipotekë tokën stërgjyshore apo pasurit e pa luajtshme… Një miliard për ushtrinë, e kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, por gjithashtu i kemi shtuar edhe sytë në qiell – kemi tri lloje të dronëve ndërsa droni i katërt do të jetë Made in Kosova”, tha ai. Kurti përmbylli tubimin duke u bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin dhe të mbështesin Vetëvendosjen për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për Kosovën.

Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
DIGITALB DIGITALB