Në kuadër të turit Punët e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një bashkëbisedim me pensionistët në Berat, për të cilët deklaroi se po vijojnë politikat mbështetëse, duke filluar nga indeksimi te rritja reale e pensioneve, që tashmë ka nisur të shkojë drejt 5-fishimit deri në janar të vitit 2030.