Top Channel/ “Jemi me motivin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, Berisha nga Kavaja: Asnjë…
18/12/2025 22:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve ti bashkohen në protestën e 22 dhjetorit. Në fjalën e mbajtur gjatë 35-vjetorit të themelimit të degës së PD në Tiranë, Berisha i ka ftuar të nisin atë që ai e quan betejë pa kthim drejtë fitores. “Kavaja e lirë, Kavaja demokratike që në dhjetor të 1990 luajti një rol përcaktues, vendimtar për fatin e PD. Ishit ju qytetarë të Kavajës që u bëtë mburojë për forcat demokratike në Tiranë. Nuk guxonin, vetëm e vetëm se ishte Kavaja, postblloku i lirisë. Në këto 35 vite askush më mirë se ju nuk mbrojti me votën e qytetarëve lirinë, ndajë ju jam shumë mirënjohës zoti Kryetar i Bashkisë. Qytetarë të parë të votuar dhe besuar nga qytetarë. Ja dolëm ta anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të lëvizin të lirë. Ja dolëm të ndryshojmë dhe transformojmë infrastrukturën. Pranuam rrotacionin si kusht i të gjitha kushteve për të respektuar lirinë e qytetarëve tanë. Por viti 2013 solli në pushtet një bandë kriminale, pasardhësit e atyre që 45 vite shtypën me egërsinë më të madhe qytetarët shqiptarë. Përpjekje të jashtëzakonshme u bënë të fshinin Partinë Demokratike, të shndërrojnë PD në një parti fasadë. Të gjitha dështuan. Sot PD vjen në Kavajë, ju garantojë po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj për të përmbysur diktaturën e dytë. Mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti. Armiku më i egër në historinë e tyre. Asnjë pushtim, diktaturë, regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 mln e 500 shqiptarë në hapësirën Shengen. Asnjë regjim nuk ka çuar shqiptarët vite mbrapa. Ndaj, duke ju uruar gëzuar këtë festë, duke u përulur me nderimin më të madh para veprës së themeluesve të Partisë Demokratike, para veprës së grupeve antikomuniste, para qytetarëve dhe qytetareve të Kavajës, ftoj qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë të nisim betejën tonë pa kthim, deri në fitoren tonë, fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Top News- “O sot o kurrë”/ A do përdor forcë Berisha në protestë? “Rama nuk ka të ardhme”
18/02 22:20
Top Channel/ Samiti për Korridorin VIII! Takohen në Tiranë ministrat e Jashtëm
18/02 15:18
Top Channel/ Berisha pyet anëtarët e GJK nëse janë paguar nga zv.kryeministrja Balluku
18/02 15:17
Top Channel/ “Balluku, test kritik për Shqipërinë”! McAllister: Berishën s’e takoj
18/02 15:15
Top Channel/ Bordi i Paqes, Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me…
18/02 13:46
Top Channel/ Nisma ligjore e PS, Berisha: Rama tejkalon Kushtetutën përmes ligjeve personale
18/02 13:23
Top Channel/ Samiti për Korridorin VIII, takim i ministrave e Jashtëm të vendeve të këtij projekti
18/02 12:37
Top News- Berisha: Rama, ligj kundër drejtësisë, PS ka vendosur regjimin
17/02 21:58
Top Channel/ ‘Kemi të bëjmë me një fashizëm të majtë’, Demokrati: Të investojmë për të zgjeruar…
17/02 19:59
Top Channel/ ‘Protesta ka kaos’,Demokrati:Ne jemi përtej inflacionit të fjalës, ti rrimë përballë…
17/02 19:58
Top Channel/ ‘Po ta kishe lënë edhe pak Bashën…’,Demokrati në Krujë: Rama të shpallet non grata…
17/02 19:58
Top Channel/ Berisha denoncon: Ilaçet në Shqipëri nuk bëjnë asnjë efekt, kur ne ishim…
17/02 19:32
Top Channel/ Rama zbulon bisedën me Thaçin: Ishte i qetë, çfarë më tha në telefon
17/02 19:31
Top Channel/ ‘Të vijmë me bukë me vete’, demokrati në Krujë flet me Bejte në Foltore:Ulu e përulu…
17/02 19:19
Top Channel/ ‘Të këqijat e këtyre s’kanë të sosur’, Berisha: Jemi të lodhur, të dëshpëruar, por…
17/02 19:06
Top Channel/ ‘Këta janë kapur në vjedhje’, Berisha:Drejtori i ri i Aksh i ka dhënë 75 milion euro…
17/02 19:06
Top Channel/ ‘Donin që në Shqipëri të mos kishte Opozitë’, Berisha zbulon çfarë i tha ndërkombëtari
17/02 18:58
Top Channel/ ‘Linda e Aksh merrte peng biznesmenë’, Berisha: Momenti më kritik për vendin…
17/02 18:57
Top Channel/ ‘Partia socialiste një parti krimi’, Berisha në Krujë: Kjo qeveri po zbraz vendin…
17/02 18:46
Top Channel/ Foltorja në Kruje, Bylykbashi:Ky shtet i shuan jetën qytetarëve, të ngrihemi..
17/02 18:38
DIGITALB DIGITALB