Bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama e mbylli duke ritheksuar se qëllimi i tij është të vendose flamurin kuqezi në tryezën e Bashkimit Europian. Rama tha se ky proces është shumë afër dhe ajo dritare që është hapur, nuk duhet mbyllur pa u futur Shqipëria.