Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti Enkelejd Alibeaj mbi zyrtarët që kanë përfituar nga amnistia penale. Ndërsa pati edhe disa fjalë për kryedemokratin, Lulzim Basha të cilit i kërkoi që të paraqitej në SPAK dhe të vetëofrohej për t’u hetuar për Rrugën e Kombit, lobimin rus dhe 21 janarin, çështje të cilën edhe Strasburgu e ka cilësuar si “krim shtetëror” që solli vrasjen e 4 protestuesve në shesh.