Ka vijuar me tensione dhe debate të forta seanca parlamentare në Kuvend kur fjalën e mori deputeti demokrat Agron Shehaj. Teksa akuzoi qeverinë për projektin e Portit të ri të Durrësit, Shehaj tha se ‘pasi Rama i dha Gjiknurit parkun e Butrinit, portin e do për vete’. I ashpër ishte edhe reagimi i Damian Gjiknurit, i cili e ofendoi deputetin e PD me termin ‘budalla’.