Një vajzë që mori mikrofonin për të folur në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, është përzënë nga protestuesit e tjerë pasi nisi të mbështeste kryeministrin Edi Rama. Fjalimi i saj ishte një elozhe për Ramën. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, iu drejtua ajo kryeministrit, por nuk mundi të flasë më gjatë pasi protestuesit e zbritën poshtë dhe e përzunë nga protesta.