Top Channel/ Java e modës në Athinë/ Stilistë grekë dhe serbë zgjedhin modelin shqiptar
06/11/2023 23:19

Kryeqyteti grek organizoi në fillim të nëntorit Javën e Modës, ku mikpriti stilistët dhe markat më të njohura, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e industrisë së modës. Në tri shfaqje të veçanta, nga data 1 deri në 4 nëntor, sfiloi modeli e aktivisti Elton Ilirjani. Stilisti i famshëm grek, Nikos Takis, përzgjodhi modelin me origjinë shqiptare për hapjen e javës së modës në Athinë. Me një kostum burrash me taka të larta në fillim dhe me një fustan të perëndeshe në mbyllje, Eltoni tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa u përzgjodh nga Getty Images, që e prezantoi në faqen zyrtare. Modeli solli në javën e 33-të të modës së kryeqytetit grek, një bashkëpunim me një stiliste serbe. Ai pozoi për Suzana Peric me një pjesë statuje në flori me dekoltenë e një femre të përgatitur nga artistët serbë. Edhe stilisti i mirënjohur nga Selaniku, Kostantinos Tsigaros e përzgjodhi Ilirjanin si në hapjen e sfilatës, ku prezantoi koleksionin e ri. Nuk mungoi as prezantimi i një koleksioni aksesorësh të Angelique Tsanis, e cila ndërthur studimet e saj në arkitekturë, pasionin për udhëtimet e dashurinë për modën për të krijuar bizhuteri luksoze. Java e Modës në Athinë zhvillohet dy herë në vit, çdo tetor-nëntor dhe mars-prill, duke shfaqur stilistë dhe marka të modës të njohura dhe të reja greke, duke ofruar një platformë për dizajnerët grekë që të lidhen me përfaqësuesit e mediave dhe blerësit e modës brenda dhe jashtë kufijve grekë. Pjesëmarrja e Ilirjanit në Javën e Modës në Athinë është një tjetër arritje për të, pas shfaqjeve ku bëri jo pak bujë në Javën e Modës në Londër, Neë York e Kosta Rika, shfaqje të cilat aktivisti i ka shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe kundër diskriminimit gjinor.

Top News – ‘Je vajza më e bukur në fshat’. I dhunuari përndiqte motrën e autorit të dyshuar
16/01 17:06
Top News – Shëndetësia nuk ka korrupsion? Monitorimi, në një vit vetëm një ankesë te institucionet
16/01 17:02
Top Channel/ Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, policia njoftim zyrtar
16/01 17:01
Top News- Arrestohet edhe ish drejtori i burgut. Durrës, 10 të ndaluar për arratisjen e Altin Ndocit
16/01 16:49
Top Channel/ Aksident në aksin Peshkopi–Maqellarë, katër të plagosur, dy transportohen në Tiranës
16/01 16:43
Top News- Të moshuarit prisnin pensionin/ Fondet u vodhën nga punonjësit e postës, dy të hetuar
16/01 16:18
Top Channel/ Lëvizjet e fundit pas arratisjes së Altin Ndocit, kush është i arrestuari
16/01 15:44
Top News – ‘Dy javë vendimi për ministrat, për mua 8 muaj’ Berisha akuzon Kushtetuesen
16/01 15:41
Top Channel/ “Krimi i rrugës është ulur”! Sondazhi: 85% e shqiptarëve ndihen të sigurt
16/01 15:21
Top Channel/ Akuzë për shpërdorim detyre e pastrim parash, SPAK mbyll hetimin për Elvis Rroshin
16/01 15:13
Top Channel/ “Kartelet, kërcënim për Shqipërinë”! SHBA: Rrjetet e drogës rrezik për sigurinë
16/01 15:02
Top News – ‘Ligjet e integrimit nuk diskutohen’/Rama porosi socialistëve: Vetëm miratojini në Kuvend
16/01 14:38
Top Channel/ Balla: Shqipëria drejt BE-së në 2030, 40 muaj punë dhe agjendë intensive reformash
16/01 13:50
Top News- Arrestohen dy ‘skifterë’/ Njëri vodhi disa banesa, tjetri biznese në Tiranë
16/01 13:39
Top Channel/ Fundjavë me diell, temperaturat në gjithë vendin do të rriten deri në 16 gradë
16/01 12:44
Top Channel/ Ndryshon piramida ushqimore, këshillat për mënyrën se si duhet të ushqehemi shëndetshëm
16/01 12:37
Top Channel/ Protestë në Këlcyrë, banorët: Mungojnë shërbimet, energjia elektrike dhe uji i pijshëm
16/01 12:33
Top Channel/ Semani “përmbyti hallet”, jeta e vështirë në një familje në fshatin Hasturkas
16/01 12:32
Top Channel/ Në BE pa të drejtë vetoje, BE shqyrton anëtarësimin me dy nivele. Shqipëria e mbështet
16/01 12:29
Top Channel/ I dehur “fluturon” me makinë, Durrës: humb jetën vajza 18-vjeçare dhe dy të plagosur
16/01 12:27
DIGITALB DIGITALB