“Java Britanike” nisi me një ndeshje kriketi mes stafit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Britanike. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh për kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës në 6 shtator.