Mungesa e kontrollit të grupit parlamentar vuri në vështirësi sërish Sali Berishën. Minutazhi i vogël që i caktuan për të diskutuar për çështjen e integrimi europian, ndezi gjakrat në Kuvend. NOKA: A është koh folje kjo dy minuta? Berisha 2 minuta, Noka dy minuta… pastaj emëroni një vasal tuajin të lexojë hartim në emër të opozitës. FELAJ: Ju nuk përfaqësoni grup, ndaj kjo kohë ju takon. Si rrugëzgjidhjen e vetme për të folur më gjatë, Sali Berisha pa marrjen në kontroll të foltores dhe bllokimin e saj.