Top Channel/“Jashari më mban me lekë”,jeta e luksit, Hati:Si motivohem për t’i harxhuar! Me shami…
13/09/2024 21:31

Hatixhe dhe Jashar Stojku janë kthyer ditët e fundit në çiftin më të komentuar, kjo pasi policia i hoqi patentën 19-vjeçares dhe i sekuestroi makinën luksoze Porsche, pas videove të publikuara në rrjetet e saj sociale ku tregonte se ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas kësaj, ajo ka bërë një sërë reagimesh me ironi për policinë, duke thënë se “kanë arrestuar kriminelen më të fortë sot për sot”. Më tej ajo ka treguar se edhe pse i kanë hequr patentën, tashmë është burri i saj i cili e shoqëron kudo ku ajo ka nevojë me makinë. Në rrjetet sociale prej kohësh ajo ka zgjedhur që të reklamojë jetën e saj të luksit krah bashkëshortit, duke treguar se ai i paguan çdo gjë. Në disa prej këtyre videove të bëra virale, ajo shfaqet në makina të shtrenjta e po ashtu edhe duke lëvizur me helikopter, që siç thotë ajo, është një mënyrë që ata zgjedhin për të shmangur trafikun në Tiranë. Hatixhe, e njohur si Hati, është një vajzë e re, e mbuluar me shami, por që reklamon jetë luksi, duke treguar veshje të shtrenjta, trajtime fytyrë, pushime luksoze apo dhurata që merr me vlera marramendëse. Komentet në rrjetet e saj sociale janë të shumta, e mes tyre ka nga ato që e komentojnë negativisht duke i thënë se nuk përfaqëson fenë myslimane dhe se shaminë e mban vetëm për të rritur shikueshmërinë dhe klikimet. Jo të pakta janë rastet kur ajo u kthen përgjigje komentuesve me ironi. Pyetjes së kush e mban me lekë, ajo i përgjigjet se e mban burri i saj Jashari. Në një video të publikuar kohë më parë ajo tregon momentin kur bashkëshorti futet në një dyqan të një firme të shtrenjtë për t’i blerë një çantë. “Jashari ka nevojë për dikë që të më mbajë çantat”, shkruan ajo. Në një video tjetër, ajo shfaqet duke kërcyer dhe duke kënduar një këngë që flet për kokainën. “Me shami dhe këngë kokaina... po i paraprij komenteve tuaja”, shkruan Hati. “Hapja e dhuratave 7 mijë euro... Teorikisht Jashari ka blerë gjithë dyqanin”, shkruan ajo në një tjetër video. “A ta bëjmë një fëmijë miliarder”, vijon me një tjetër postim. Teksa shfaqet në një video tjetër duke kërcyer në një dasmë, një komentues i shkruan se nuk ‘është gjë për të kërcyer”, ndërsa ajo ia kthen me ironi: Jam për gjëra më të mëdha se kaq. “Vera po mbaron”, shkruan në një tjetër video ku shfaqet duke shijuar pushimet në brigjet shqiptare, teksa më tej shkruan: Vera për ju, për mua do e shihni sa zgjat. Në një nga videot e shumta që shfaqet duke i dhënë makinave të shtrenjta, Hati shkruan: Me mjete të rënda! Ndërkohë në një video tjetër ku shfaqet duke kërcyer dhe dëgjuar një këngë që flet për lekët, ajo lë këtë koment: Kënga që më motivon të harxhoj lekët e Jasharit. S’mendoj fare që do ha bukë dhe nesër. Këto dhe shumë video të tjera që ajo poston në rrjet, janë kthyer në virale në platformën Tik Tok, dhe duket se Hati ka zgjedhur që të pranojë dhe komentet negativë, duke treguar se nuk i ndikojnë aspak. Edhe pas sekuestrimit të makinës nga policia, ajo reagoi duke thënë se do të blejnë një tjetër, e po ashtu me ironi shkruante: Jashar bëj gati helikopterin.

Top Channel/ “Nuk kam nevojë të zhvishem për vëmendje”, Edisa debaton me Mateon
10/03 20:39
Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
DIGITALB DIGITALB