Top Channel/ Japonia “thyen tabutë”: Për herë të parë në histori, zgjidhet një kryeministre femër!
21/10/2025 12:29

Për të parën herë në historinë e saj, Japonia ka një kryeministre femër: Konservatorja e linjës së ashpër, Sanae Takaichi do të marrë në dorë frerët e ekzekutivit me një prirje, sic thotë shtypi i huaj, për ta drejtuar shtetin nga e djathta. Një admiruese e hershme e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, dikur ndihmëse e ish kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, arriti të siguronte 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, nga 465 sa janë gjithsej. Fitorja e saj shënon një moment të rëndësishëm për vendin në të cilin kanë udhëhequr gjithmonë burrat. Takaichi pritet tani të ketë një qasje më të ashpër ndaj temave të tilla si emigracioni dhe çështjet sociale. Japonia është duke u përballur me rritje të çmimeve, situatë që e ka rritur zemërimin publik dhe e ka rritur mbështetjen për grupet e së djathtës. Takaichi zëvendëson në krye të ekzekutivit Shigeru Ishibën, duke i dhënë fund një boshllëku politik tremujor dhe një sërë mosmarrëveshjesh pas humbjes katastrofike zgjedhore të Partisë Liberale Demokratike në korrik. Ishiba, i cili shërbeu vetëm një vit si kryeministër, dha dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij këtë mëngjes, duke i hapur rrugën krijimit të qeverisë së re. Edhe pse marrëveshja e LDP-së me Partinë e Inovacionit të Japonisë së krahut të djathtë i siguroi Sanae Takaichi-t postin e kryeministres, aleanca e paprovuar ende nuk ka shumicën në të dyja dhomat e parlamentit: kryeministrja e re do të duhet të joshë grupe të tjera opozitare për të miratuar çdo legjislacion, një rrezik që mund ta bëjë qeverinë e saj të paqëndrueshme dhe jetëshkurtër.

Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
Top News – Molotovë me flamurin gjerman. Ambasada e Berlinit në Tiranë: PD të distancohet nga dhuna
23/03 10:53
Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
Top News – Tragjedia në rrugë. Tre të vdekur nga aksidenti i rëndë në Vlorë
23/03 09:47
Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
DIGITALB DIGITALB