Japonia dhe Australia kanë vendosur të forcojnë bashkëpunimin mes tyre. Krerët e qeverive të dy vendeve, Fumio Kishida dhe Scott Morrison, firmosën një marrëveshjeje e cila lehtëson manovrat e përbashkëta ushtarake dhe përfshin dislokimin më të shpejtë të personelit ushtarak si lehtësimin e kufizimeve në transportin e armëve e pajisjeve për ushtrime dhe operacione në rast të fatkeqësive natyrore.