Deputeti socialist Erion Braçe, që herë pas herë ka treguar problematikat e bujqësisë në vend, ka shprehur shqetësimin për shtrenjtimin e produkteve të lëndëve të para për fermerët. Çmimet e frutave dhe perimeve janë shtrenjtuar, thotë Braçe, po çmimin nuk e kanë ndryshuar fermerët. Po ashtu, fermerët i blejnë trefish më shtrenjtë lëndën e parë, si plehrat kimikë, ku 1 kg ure apo dap kushton 110 lekë, por çmimet për grurin apo misrin janë shumë të ulëta dhe kështu ata dalin me humbje, sipas analizës së deputetit.