Mediat shtetërore turke u përpoqen që me nje video të davarisnin të gjithë thashethemnajën mbi shëndetin e Rexhep Tajip Erdoganit. Ato publikuan pamje filmike ku kreu i shtetit, i përfolur këto kohë për probleme shëndetësore, shihet duke luajtur basketboll me një grup të rinjsh gjatë përurimit të një parku të ri në Stamboll. Erdogan i këshilloi që të bëjnë sport të paktën tre herë në javë, duke e cilësuar atë si mjaft të rëndësishëm për shëndetin.