Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit këtë të mërkurë, për falsifikim provash në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për shkarkimin e tij. “Kam firmosur sot kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit me akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”. Kallëzimi penal do depozitohet në Prokurori dhe në SPAK”, tha Meta.