Në takimin me demokratët në Dibër, Sali Berisha nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa po tregonte një histori me Lulzim Bashën. Ish kryeministri tha se nuk kishte ndërmend ta tregonte, por kërkesa e demokratëve bëri që të rrëfejë se çfarë biseduan kur SHBA e shpalli “non grata”. Pasi tregoi të gjithë historinë, i dha një mesazh Bashës duke i thënë “besëpreri është e dini vetë…”