Top Channel/ Ja kur do mbahet debati i parë televiziv Biden – Trump! Kushtet e Presidentit
15/05/2024 19:27

Presidenti Joe Biden njoftoi se ka pranuar një ftesë nga televizioni CNN për të marrë pjesë në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump më 27 qershor. Më herët, ekipi elektoral i presidentit Biden njoftoi disa kushte për pjesëmarrjen në debat presidencial. Mes tyre, ishte formati i debatit. Presidenti Biden refuzoi formatin tradicional të komisionit jo-partiak që organizon debate presidenciale prej 3 dekadash. Ai kërkoi që debatet të zhvillohen më herët se zakonisht dhe jo në një sallë me pjesëmarrës, por në një studio televizive. Historikisht janë zhvilluar 3 debate, një në shtator dhe 2 në tetor. Marrëveshja e tanishme mes dy rivalëve parashikon dy debate televizive, njeri në qershor dhe tjetri në shtator. Ekipi i ish Presidentit Trump, i ka pranuar debatet, por nuk është shprehur për datën 27 qershor dhe ofertën e televizionit CNN për të debatuar me kandidatin demokrat. Të dyja palët kanë ende dallime të mëdha në çështjet kryesore se si të organizohen debatet, duke përfshirë marrëveshjen në çfarë media të mbahen ato, kush do të jenë moderatorët, vendndodhjen dhe rregullat. Në kushtet e vendosura nga Presidenti Biden po ashtu përjashtohen kandidatët e palëve të treta.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58