Ekspertiza e institutit zvicerian për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, ka arritur në Kosovë dhe në analizat toksikologjike zbulohet se në trupin e tij kishte vetëm kafeinë, jo etanol. Po ashtu, ekspertiza e re thotë që nuk ka pasur ADN të tjera përveç asaj të Astrit Deharit në objektet që u gjetën pranë tij në momentin e vdekjes.