Izraelitët po bëhen gati për ofensivën drejt Gazës, ndërsa ekipi i Top Channel ndodhet në terren. Dhjetëra mjete ushtarake bëhen gati në kufi me Gazën. Teksa kanë kaluar tetë ditë që nga nisja e sulmit të befasishëm nga militantët e Hamasit drejt Izraelit, e më pas fillimi i kundërsulmit të këtij të fundit, pritet që ushtria izraelite të sulmojë nga toka, ajri dhe deti.