Top Channel/ Izraeli vijon eliminimin e objektivave, vret një komandant të Hamasit
26/10/2024 22:04

Ushtria izraelite tha se ka vrarë një palestinez, i cili tha se ishte anëtar i krahut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një operacioni në Tulkarem të Bregut të pushtuar Perëndimor. Përmes një deklarate të përbashkët, ushtria izraelite, policia dhe agjencia e sigurisë së brendshme, Shin Bet, thanë se kanë kryer një operacion “kundër terrorizmit në Tulkarem për të eliminuar Islam Odeh”, të cilin e akuzuan se po planifikonte “sulme terroriste”. Në deklaratë u tha se gjatë operacionit, Odeh “hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë të cilat e rrethuan atë dhe iu përgjigjën me zjarr” që rezultoi në vrasjen e tij. “Forcat gjetën armë, përfshirë edhe komponentë që përdoren për prodhimin e bombave”, u tha në njoftim. Odeh së fundi “ishte caktuar që të komandonte rrjetin terrorist në Tulkarem dhe kishte nisur të planifikonte sulme shtesë terroriste”, pasi një pjesëtar tjetër i Hamasit, Zahi Oufi, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit. Brigada Ezedin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi po ashtu për vdekjen e “komandantit dhe liderit të Batalionit të Brigadës Kasam në Tulkarem”. Ndërkaq, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramahall njoftoi se ishte informuar për vdekjen e Odehut, 29-vjeçar, gjatë të shtënave në lagjen Salam. Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit tetorin e vitit të kaluar, që nxiti luftën në Gazë.

Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15